Autostrada e hapur në fundjavë, punimet rinisin sërish të hënën në mëngjes

Shqipëria

Autostrada e hapur në fundjavë, punimet rinisin sërish të hënën në mëngjes

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 13:01
Ilustrim

Prej orës 12.00 të kësaj të premte e deri në orën 06.00 të mëngjesit të së hënës autostrada Tiranë-Durrës do të jetë e hapur, me synim lehtësimin e lëvizjes së pushuesve drejt plazheve në fundjavë.

“Të hënën në orën 06.00 bëhet e ditur se do të mbyllet segmenti Maminas-Sukth, ku do të vazhdojë ndërhyrja. Ndërkohë të dielën do të bëhet publik edhe orientimi i trafikut gjatë kësaj ndërhyrjeje”, njofton ARRSH.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat