Doli për të blerë bukë te dyqani i fshatit, zhduket nëna e dy fëmijëve

Shqipëria

Doli për të blerë bukë te dyqani i fshatit, zhduket nëna e dy fëmijëve

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 15:38
Sidorela Rama

Një nënë e re është zhdukur dhe familja e ka denoncuar në polici. Sipas denoncimit që është bërë në Policinë e Fierit, familjarët e saj kanë treguar se gruaja doli nga shtëpia i tha gjyshes së saj, se po shkonte të blinte bukë në dyqanin e fshatit.

Ajo është Sidorela Rama, nga Zhupani i Fierit dhe ka dy fëmijë.

Por edhe pse ka kaluar një ditë, gruaja nuk është kthyer. Policia ka shpërndarë foton e saj në pikat më të afërta si dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë Kufitare.

Kërkimet po bëhen edhe nga familjarët e saj. Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me gruan e re, e cila sipas familjarëve të saj nuk ka shfaqur probleme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat