Një ditë breshër në mes të qershorit shkatërron kulturat bujqësore në jug të Shqipërisë

Shqipëria

Një ditë breshër në mes të qershorit shkatërron kulturat bujqësore në jug të Shqipërisë

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 17:43
Shqipëri

Ditën e djeshme ndryshimi i beftë i motit ka sjellë reshje shiu, erë të fortë si dhe rënie të temperaturave, por jo të gjithë kanë patur këtë “fat”.

Në jug të vendit, e konkretisht në disa fshatra të Fushës së Korçës e në Vlorë, ka patur një erë të fortë e cila është shoqëruar me breshër. 

Rënia e breshërit ka goditur rëndë fermerët që mbijetojnë përmes kulturave bujqësore. 

Në fshatrat e Korçës, fermerët thanë se investimi i tyre disa mujor shtoi dëm në vetëm 20 minuta. Ata kërkuan ndërhyrjen e shtetit pasi bujqësia është i vetmi burim me të cilin ata mbajnë frymën gjallë.

E njëjta situatë është dhe në fshatrat e Vlorës, atje ku fermerët shprehen se breshëri i ka shkaktuar dëme të paripariueshme vreshtarisë së rrushit, duke shkatërruar jo vetëm të mbjella e këtij sezoni, por edhe ato që do të vijnë më pas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat