“Dy herë po ndëshkohet Shqipëria për faj të Ramës, Gjermania nuk na pranon në BE”

Shqipëria

“Dy herë po ndëshkohet Shqipëria për faj të Ramës, Gjermania nuk na pranon në BE”

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 18:22
Sali Berisha

Dy herët që Shqipëria i është afruar fare pranë derës së integrimit në BE janë minuar nga një person i vetëm, Edi Rama.
Ky është qëndrimi i ish kryeministrit Sali Berisha, i cili përmes një postimi në rrjetin social shkruan se këtë të premte vetë Gjermania ka folur hapur duke dhënë sinjale negative për hapjen e negociatave këtë fund muaj.

Berisha i referohet deklaratave të Ministrit të Jashtëm gjerman i cili ka folur për “kushte”. Hera e dytë shkruan ish kryeministri, që një njeri po bllokon ëndrrën e shqiptarëve.

Për më tepër lexoni statusin:

Shqiperia per shkak te Edi Rames mbetet dy here ne klase!

Te dashur miq, Ministri i jashtem i Gjermanise, Heiko Mass ne nje editorial ne Atlantic Counsil shprehet se ai eshte per hapjen por me kushte te negociatave me Shqiperine!

Kjo deklarate verteton se qeveria gjermane nuk pranon hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine ashtu siç e rekomandon Komisioni Europian! Kjo deklarate perserit qendrimin gjerman dhe europian te shprehur nga Keshilli i Ministrave te BE ne fund te viti 2016, qe rekomandonte hapjen e negociatave por me kushte, te cilat Rama nuk i plotesoi por i perkeqesoi. Ky qendrim mendoj se eshte percaktues per hapjen e negociatave me Shqiperine dhe shuan çdo shprese per nje hapje pa kushte te tyre. Ky perben nje ndeshkim te rende, qe Edi Rama me lidhjet e tij me krimin, drogen, korrupsionin, mafien ne me pak se tre vite u ben per se dyti shqiptareve ne rrugen e integrimit te tyre ne BE! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat