PD zbulon lidhjen e Edi Ramës me vrasjen që tronditi Tiranën 3 vjet më parë

Shqipëria

PD zbulon lidhjen e Edi Ramës me vrasjen që tronditi Tiranën 3 vjet më parë

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 11:07
Edi Rama në vizitën në bujtinën e Llesh Docit në Lurë

Partia Demokratike ka denoncuar kryeministrin Edi Rama, për vizitën në bujtinën e Llesh Docit në Lurë, pasi kreu i qeverisë mbajti një takim me banorët e kësaj zone.

Përmes një njoftimi zyrtar, partia Demokratike, thotë se biznesi i Llesh Doçit, bujtina që ai ka në Lurë, është ndërtuar nga paratë e trafikut të drogës. Dy djemtë e Doçit, zbulon PD-ja, janë të përfshirë në vrasjen e bujshme të 2015-ës, që tronditi Tiranën. Në maj 2015 në bulevard “Zogu i Parë” u vranë tre persona.

“Edi Rama promovon biznesin e familjes në hasmëri për pazare droge. Mes dhjetëra familjeve punëtore e të ndershme në Lurë, Edi Rama zgjodhi për të qëndruar dhe për të bërë publik qëndrimin në familjen e Llesh Docit. Banorët e zonës përreth e dinë se biznesi i kësaj familjeve i ka bazat tek trafiku i drogës. Kronika e kohës tregon se dy djemtë e tij u përfshinë në një vrasje në maj 2015 në bulevard në Tiranë. Të dhënat flasin për prishje të pazareve të drogës në Holandë mes dy familjeve, njëra prej të cilave është ajo ku bujti kryeministri dhe ua paraqiti shqiptarëve si model suksesi”, thuhet në denoncimin e PD-së.

Për vrasjen e trefishtë 3 vjet më parë në Tiranë, u arrestuan Markelian Llesh Doçi, 23 vjeç

Klejvi Llesh Doçi, 22 vjeç banues në Bulqizë dhe shtetasi italian Salvatore Letizia, 34 vjeç

Në videon qe vetë kryeministri ka shpërndarë në Facebook gjatë takimit me Llesh Doçin, pronari i bujtinës thotë se e ka ngritur biznesin me kursimet e tij dhe të bashkëshortes , të dy arsimtarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat