Çifti i tregtarëve në Milot prindër të 2 fëmijëve, ja ç’tregojnë dëshmitarët e vrasjes

Shqipëria

Çifti i tregtarëve në Milot prindër të 2 fëmijëve, ja ç’tregojnë dëshmitarët e vrasjes

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 11:27
Çifti Kujtim dhe Violeta Donaj kishin një dyqan me rroba të përdorura në treg

"Nuk pati debat, dëgjuam katër të shtëna dhe …" Kjo është dëshmia që vjen nga tregtarët për vrasjen që tronditiu mëngjesin e sotëm tregun e Milotit.

Çifti Kujtim dhe Violeta Donaj kishin një dyqan me rroba të përdorura në këtë treg. Sipas dëshmitarëve, bashkëshortët nuk kishin ardhur se bashku këtë mëngjes në treg.

 Gruaja kishte ardhur para kurse burri me vone.

Tregtari: Me origjinë nga Mirdita. Nuk kanë ardhur bashkë, burri ka ardhur me furgon kursi gruaja me veturë të vet. Dëgjova katër të shtëna.Nuk di nëse kanë pasur konflikte.
35-vjeçarja Violeta Donaj vrau me pistoletë bashkëshortin e saj Kujtimin 42 vjeç.

Çifti Donaj kishin dy fëmijë, një djalë dhe vajzë.

Vrasja ka ndodhur në mes të tregut, dhe në prani të kunatës së 35-vjeçares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat