Artistët nuk dorëhiqen, sërish protestë këtë mbrëmje në mbrojtje të Teatrit Kombëtar

Shqipëria

Artistët nuk dorëhiqen, sërish protestë këtë mbrëmje në mbrojtje të Teatrit Kombëtar

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 20:02
Artistët nuk dorëhiqen

Artistët kanë dalë këtë të dielë sërish në protestë kundër vendimit të qeverisë për të prishur gonën e Teatrit Kombëtar.

Pjesë e protestës janë bërë palë gjithashtu dhe një sërë qytetarësh që janë të mendimit, ashtu si artistët, se godina e Teatrit Kombëtar është një vlerë historike e Tiranës dhe nuk duhet hedhur në tokë për t’i hapur rrugën një tjetër Teatri e disa kullave disa metra më tutje godinës eksistuese.

Nga ana tjetër edhe PS ka mbështetur aksionin e artistëve kundër qeverisë duke postuar në rrjetin social video live të protestës së artistëve me një mbishkrim të shkurtër.

‘Partia Demokratike është kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, Partia Demokratike do të qëndrojë fuqishëm në krah të artistëve dhe iu bën thirrje qytetarëve, artdashësve t’i bashkohen protestës së tyre legjitime’, shkruan Basha në rrjetin social.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat