Shqipëria arrin paktin me Greqinë? Kotzias: Muajin e ardhshëm kemi zhvillime pozitive! - Bota Sot
Shqipëria arrin paktin me Greqinë? Kotzias: Muajin e ardhshëm kemi zhvillime pozitive!

Shqipëria

E shtunë, 17 nëntor 2018

Shqipëria arrin paktin me Greqinë? Kotzias: Muajin e ardhshëm kemi zhvillime pozitive!

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 21:02
Nikos Kotzias

Nikos Kotzias ka përmendur sërish negociatat mes Shqipërisë e Greqisë duke deklaruar përpara gazetarëve se së shpejti do të ketë sërish lajme pozitive, ashtu siç ndodhi mes Maqedonisë e Greqisë.

Ministri i Jashtëm Kotzias është shprehur optimist përpara gazetarëve duke thënë këto fjalë në lidhje me paktin e shumëpërfolur me Shqipërinë

"Muajin e ardhshëm do të kemi zhvillime pozitive edhe më Shqipërinë".

A do të firmoset pakti mes dy vendeve në korrik? Sipas gjasave po, duke patur parasysh dhe vitizën e fundit të kryeministrit Edi Rama në Presidencë, atje ku i kërkoi Ilir Metës dhënien e plotfuqishmërisë për të përmbyllu kështu një proces negocimi që ka zgjatur për muaj të tërë.

Kotzias ka folur këtë të dielë, fill pasi u nënshkrua marrëveshjes mes Greqisë e Maqedonisë për emrin e kësaj të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test