Grabitje në Gjirokaster, vidhet dyqani i kompanisë celulare, policia 100 metra larg….

Shqipëria

Grabitje në Gjirokaster, vidhet dyqani i kompanisë celulare, policia 100 metra larg….

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 09:36
Policia Gjirokastër

Një grabitje spektakolare ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qendër të qytetit të Gjirokastrës. Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një dyqan të një kompanie celulare, duke thyer xhamat e saj.

Nuk dihet vlera e parave të vjedhura, apo nëse personat kanë arritur të marrin dhe paisje telefonike, që ndodhen të ekspozuara në dyqan. Grabitësit kanë prekur kasafortën e të hollave. ”Fax News” raporton se grabitësit kanë qenë me makinë ndërkohe gjithçka është kryer kur patrulla e policisë ka qenë jo më larg sesa 100 metra.

Pavarësisht se këto dyqane janë zakonisht të pajisura me sisteme alarmi dhe kamera sigurie, mbetet e paqartë sesi grabitësit kanë mundur që të largohen pa pësuar asnjë ‘’trembje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat