“Tokën që kam në Tiranë do ta fal për Teatrin”, qytetari HABIT artistët me deklaratën e tij - Bota Sot
“Tokën që kam në Tiranë do ta fal për Teatrin”, qytetari HABIT artistët me deklaratën e tij

Shqipëria

E diel, 23 shtator 2018

“Tokën që kam në Tiranë do ta fal për Teatrin”, qytetari HABIT artistët me deklaratën e tij

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 10:14
Teatri kombëtar

Artistët të mbështetur nga qytetarët dhe shoqëria civile kanë zhvilluar edhe mbrëmë protesta paqësore kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Por ajo që ka habitur artistët dhe të pranishmit sot ishte fjala e një qytetari nga Tirana, i cili tha se ka një tokë në Tiranë të cilën duan tja grabisin, por ai e dhuron për Teatrin.

“Unë jam një qytetar i Tiranës. Lindur dhe banues në Tiranë. Kam ardhur këtu të mbështes kauzën kundër prishjes së Teatrit. Këta nuk kanë një drejtor. Unë e di mirë se si vidhen pronat në Tiranë dhe ne nuk duhet të lejojmë që këtë tokë ta grabisin Erion Veliaj me Edi Ramën.  Unë kam një pronë në mes të Tiranës që do të ma vjedhë Edi Rama me Erion Veliaj dhe deklaroj publikisht se do ta fal për Teatrin, për qindra mijëra euro. Dhe ne i mbledhim lekët për Teatrin”- tha qytetari, i cili ka marrë duartrokitje.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test