Austria e mendon Shqipërinë si vendstrehim për emigrantët, në plane dhe Kosova e Serbia!

Shqipëria

Austria e mendon Shqipërinë si vendstrehim për emigrantët, në plane dhe Kosova e Serbia!

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Mediat austriake zbulojnë se qeveria këtij vendi vazhdon bisedimet me vendet e Ballkanit Perëndimor për ngritjen e kampeve të refugjatëve nga lindja.

Sipas të përditshmes “Die Presse”, Austria po negocion për këtë çështje me qeveritë e Serbisë, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës – siç bëjnë të ditur burime pranë qeverisë në Vjenë.

Plani është që në kampet ballkanike të shërbejnë – siç shkruajnë mediat austriake – si “një vendparkim” për azilkërkuesit, të cilët janë në proces vlerësimi nëse i përmbushin kushtet për të përfituar azil në BE. Aty do të strehohen ata që kanë hyrë në zonën Shengen përmes rrugëve ballkanike.

Shtetet ballkanike përzgjidhen si vende jo tërheqëse jashtë Bashkimit Europian me qëllim dekurajimin e azilkërkuesve të tjerë.

Plani i Austrisë mbështetet nga Danimarka e Holanda. Ndërsa Italia kërkon që qendra të tilla të ngrihen në Afrikën e Veriut. Kundër është Franca. Ministrja për Europën në qeverinë franceze e quan planin si të papranueshëm nga ana ligjore dhe humanitare. Kundër këtij plani u shpreh edhe komisioneri për zgjerimin Johanes Hahn. Deri tani qeveria shqiptare thotë se nuk ka marrë asnjë propozim për ngritjen e një kampi të tillë në vendin tonë. Më 1 Korrik, Austria merr presidencën 6 mujore të Bashkimit Europian.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat