Alibeaj, i ashpër me ministren Gjonaj: Nëse s’flet dot për Tahirin e Xhafajn, për koleksionin pranverë-verë do të flasim sot?!

Shqipëria

Alibeaj, i ashpër me ministren Gjonaj: Nëse s’flet dot për Tahirin e Xhafajn, për koleksionin pranverë-verë do të flasim sot?!

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 12:36
Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj

Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj e ka sulmuar me tone të ashpra, Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila është paraqitur në Komisionin e Ligjeve për të raportuar, por çuditërisht, asnjërit prej deputetëve, as të opozitës, as të mazhorancës, nuk iu është dhënë ndonjë material për ta debatuar.

Pikërisht ky fakt e ka zemëruar ish-ministrin Enkelejd Alibeaj, që ka sulmuar kryearin e komisionit Ulsi Manjën dhe ministren Etilda Gjonaj:

Lubonja për gazetën e njohur austriake: Jemi narko-shtet, Rama ka nevojë për ultimatum, jo për hapje negociatash

"Jemi jo më larg se nja javë larg nga një moment historik, - tha Alibeaj, - kur Evropa do të japë notën e vlerësimit për shqiptarët për çeljen negociatave dhe kjo ka të bëjë në radhë të parë me luftën kundër kriminalitetit, sa është vullneti i qeverisë për ta luftuar.

Për t’i qëndruar strikt, rregullores së parlamentit, deri tani nga ju, kryetar,shoh se asnjërit prej deputetëve, opozitës jo e jo po me sa shoh edhe mazhorancës, nuk i është paraqitur ndonjë raport i shkruar prej institucionit që ka ardhur për të raportuar. Ju kujtoj se rregullorja dhe tradita e parlamentit është mëse e qartë, që duhet depozituar raporti i shkruar në mënyrë që deputetët të debatojnë.

Të paktën nga funksionari që ka ardhur sot është bërë e ditur se për çdo gjë mund të flasë, por jo për çështjen e Saimir Tahirit!

Për çdo gjë mund të flasë, por jo për çështjen e Fatmir Xhafajt dhe Agron Xhafajt!

Për çdo gjë mund të flasë por jo për atë të Nazar Seitit për disa arsye të tjera. Pyetja është: Përse ka ardhur sot të flasë nëse nuk pranon të flasë nëse nuk ka ardhur për këto çështje?! Për koleksionin pranverë –verë të Miu-Miut do të flasim sot?!- theksoi Alibeaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat