Bashkia e Hasit shpall qytetar nderi ish deputetin që qëlloi Hajdarin, Rama reagon keq

Shqipëria

Bashkia e Hasit shpall qytetar nderi ish deputetin që qëlloi Hajdarin, Rama reagon keq

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 13:48
Gafur Mazreku dhe Azem Hajdari

Këshilli Bashkiak i Hasit ka shpallur këtë të hënë “Qytetar Nderi” ish deputetin socialist Gafur Mazreku, personi i cili qëlloi me armë në mes të parlamentit ish themeluesin e PD-së Azem Hajdari në vitin e largët 1997.

Propozimi ka ardhur nga socialistët dhe është votuar me 13 vota pro e një abstenim, ndërsa këshilltarët e djathtë nuk kanë marrë pjesë fare në votim.

Motivacioni?  ‘Personalitet me kontribut në pushtetin vendor’.

Në lidhje me këtë propozim të ardhur nga socialistët Rama ka reaguar në mbledhjen e grupit të PS në Tiranë, duke u shprehur i revoltuar teksa e ka cilësuar këtë iniciativë si një turp.

“Janë bërë propozime pa na pyetur, nuk dimë gjë. Nuk duhet propozuar. Çfarë janë këta këshilltarë që bëjnë të tilla propozime”, ka thënë Rama përpara të tijve.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme ish kryeministri Sali Berisha I ka kushtuar një postim të gjatë kësaj çështje, duke deklaruar se gjithçka është kryer me urdhër të Ramës dhe se ky i fundit me këtë akt të turpshëm po “ndjell gjakun” në parlamentin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat