Ina Rama shpëtoi Adriatik Llallën nga Vetting-u, ja edhe dy të tjerët. Emrat

Shqipëria

Ina Rama shpëtoi Adriatik Llallën nga Vetting-u, ja edhe dy të tjerët. Emrat

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 17:51
Ina Rama dhe Adriatik Llallën

Zbardhet vendimi i datës 11 qershor, ku Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të mos rihapë procesin e Vetting-ut për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Nga 5 gjyqtarët e trupës së kolegjit, tre prej tyre kanë votuar për të mos hapur Vetting-un për Adriatik Llallën dhe dy kanë qenë pro hapjes së Vetting-ut.

Kryesuesi i trupës gjykuese, Sokol Çomo, dhe anëtarja Albana Shtylla kanë qenë pro hapjes së Vetting-ut për ish-kryeprokurorin. Ndërsa, relatori i çështjes, Luan Daci, dhe anëtarët Ardian Hajdari dhe Ina Rama kanë qenë kundra rihapjes së Vetting-ut ndaj Llallës.

Në shkurt 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të ndalë Vetting-un për Llallën, pasi ai dha dorëheqjen, duke u larguar nga sistemi i drejtësisë dhe duke hequr dorë si magjistrat.

Por këtë vendim e ankimoi Komisioneri Publik, i cili kërkoi që Llalla t’i nënshtrohet procesit të kontrollit të pasurisë, figurës dhe anës profesionale, pasi sipas komisionarit, dorëheqja ishte bërë në mënyrën jo ligjore.

Me këtë vendim dhe me votën e ish-paraardhëses së tij, Ina Rama, Llalla nuk do t’i nënshtrohet Vetting-ut, ndërsa prej disa kohësh ai qëndron jashtë vendit dhe prokurën e përfaqësimit me avokat në kolegj e lëshoi nga Turqia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat