Vajza e tyre 11 vjeçare u përdhunua nga mësuesi, prindërit tregojnë detajet shokuese

Shqipëria

Vajza e tyre 11 vjeçare u përdhunua nga mësuesi, prindërit tregojnë detajet shokuese

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 13:41
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik në 2 qershor në Luftinje të rrethit të Tepelenës, pasi mësuesi 63-vjecar Myzo Dida dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një nxënëse 11-vjecare në ambientet e shkollës.

Prindërit e vajzës kanë denoncuar mësuesin, por ndaj tij gjykata ka vendosur masën ‘detyrim paraqitje’ edhe pse Prokuroria ka kërkuar ‘arrest me burg’.

Të ftuar në emisionin ‘Me Zemër të Hapur’ në News24 prindërit e vajzës së abuzuar kanë rrëfyer të gjithë ngjarjen e rëndë që kanë përjetuar. Prindërit kundërshtojnë vendimin e Gjykatës dhe të shokuar pohojnë se vajza e tyre sapo mësoi lirimin, ka tentuar vetëvrasjen dhe është në gjendje të rëndë psikologjike. Ata thonë se fillimisht kanë marrë një telefonatë anonime dhe më pas kanë zbuluar se vajza e tyre abuzohej.

“Në darkë më thotë vajza e madhe mbaro punë dhe hajde se dua të flasim. Ne Kemi marrë një telefonatë anonime ku thoshin: ‘I thoni atyre prindërve se vajza e tyre është abuzuar ne shkolle’. Shkova fola me vajzën dhe ajo filloi të qajë, tha se nuk na kishte treguar se kishte frikë se do më rrihte babi. Unë nuk kam kuptuar asgjë, por vajza më thoshte më dhemb koka nuk shkoj dot në shkollë.

Nuk më thoshte se çfarë ndodhte në shkollë. Vajza nuk është shprehur. Unë ndoqa rrugën ligjore se mendova se ka shtet. Me mësuesin nuk kemi folur për këtë çështje, por ne e njihnim personalisht atë më përpara. Mësuesi na thoshte që vajza është pak dobët. Kemi mësuar se ai i thoshte vajzës se do të mbys po i the babait, do të pres kokën me thikë. Vajza kur mësoi se ai është liruar u bë keq dhe ka tentuar edhe vetëvrasjen. Nuk kemi besim tek drejtësia. Ata gjyqin e bënë vetë në mungesë.”- thotë i ati i vajzës 11-vjecare Besnik Mucodemi si dhe nëna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat