“Bisedova me pronarin tuaj”, Hysenbelli i përgjigjet Veliajt: Si të kam Kryetar! Kemi kohë pa u parë…

Shqipëria

“Bisedova me pronarin tuaj”, Hysenbelli i përgjigjet Veliajt: Si të kam Kryetar! Kemi kohë pa u parë…

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 15:55
Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe drejtuesi i Fax News, Kasem Hysenbelli

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në përballjen që pati sot me gazetaren e Fax news Ambrozia Meta, pak pas përplasjes në Komisionin e Edukimit, i përmendi asaj pronarin e televizionit.

Veliaj tha se e kishte takuar atë në dëgjesën e fundit që kishte pasur me artistët, e cila u krye javës që shkoi.

 Në një reagim në rrjetet sociale, drejtuesi i Fax News, Kasem Hysenbelli i ka kujtuar Veliajt bisedën dhe takimin e fundit me të.

Komunikimi i fundit mes të dyve rezulton ai i datëlindjes së pronarit të televizionit, ku nuk ka munguar një urim kortezie nga ana e kryebashkiakut, ndërsa takimi ballë për ballë ka qenë ai në ditëlindjen e gazetarit Bashkim Hoxha në muajin shkurt.

‘’Si të kam Kryetar! Kemi kohë pa u takuar, që në ditëlindjen e Bashkim Hoxhës, ndërsa komunikimi i fundit është urimi për ditëindjen time. Teatri s’është problemi im…Të fala artistëve”, shkruan Hysenbelli në reagimin e tij.

Replikat mes Erion Veliajt dhe gazetares: 

Ambrozia Meta: Zoti Veliaj ju thatë që Tetri bëhet patjetër, ndërsa aktorët kanë paralajmëruar grevë nëse kjo ndodh, do të përdorni dhunë ndaj protestuesve ashtu siç keni bërë te liqeni?

Veliaj: Faleminderit për pyetjen nga ‘Fax News’, pata një shans që të bisedoja me pronarët tuaj, pasi ishin të vetmit që erdhën në dëgjesën për Teatrin. Por e kuptoj kur një televizion është edhe aktor…

Ambrozia Meta: Përgjigju pyetjes mos fol për pronarët, të pyeta për Teatrin dhe artistët

Veliaj: Po i përgjigjem po duhet të kesh respekt, ne duhet të biemë dakord, në të kundërt hajde këtu dhe nëse të qëndrojnë kamerat vazhdoje ti konferencën. (Pak pushim dhe vijon)

Dua t’iu ftoj me dashamirësi që ne vërtetë jemi televizion dhe duhet ta rrisim punën tonë, duhet të rrisim klikimet, po ne duhet të mendojmë dhe për më tej, se pas gazetares do bëhesh nënë dhe do çosh fëmijët te Teatri.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat