Ndërtohen 6 ura të reja dhe rikonstruktohen 3 të tjera

Shqipëria

Ndërtohen 6 ura të reja dhe rikonstruktohen 3 të tjera

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 21:25
Pamje nga punimet

Gjashtë ura të reja do të ndërtohen në disa prej segmenteve rrugore më të rëndësishme, ndërsa rikonstruksionit do t’i nënshtrohet ura e Kaludhit, nyja në disnivel në Bushnesh si dhe ura lidhëse e rrugës Levan-Tepelenë me fshatin Dragot.

Në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik është hapur tenderi me fond limit të vënë në dispozicion prej 12,881,542.00 lekë, ndërsa autoriteti kontraktues është Autoriteti Rrugor Shqiptar.

“Objekti i tenderit: “Studim Projektim i urave të Leklit, Dragotit, Ura e Vorës, Tapizës, Ura e Drojës, Zemblakut; rikonstruksion i urës së Kaludhit dhe nyja në disnivel në Bushnesh dhe ura lidhëse e rrugëve Levan – Tepelenë me  fshatin Dragot”, thuhet në faqen zyrtare të APP-së.

Agjencia e Prokurimit Publik do të mbyllë tenderin në datë 29 qershor./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat