‘Shqipëria gati të presë 600 mijë refugjatë’, Vasili: Rama, ky gënjeshtar mitoman

Shqipëria

‘Shqipëria gati të presë 600 mijë refugjatë’, Vasili: Rama, ky gënjeshtar mitoman

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 09:32
Edi Rama

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar ndaj Edi Ramës, pas deklaratës publike të zv/ministrit të Brendshëm, Julian Hodaj që Shqipëria paska kapacitete dhe eksperiencë për të pritur 600 mijë refugjatë sirianë.

Sipas Vasilit, Rama është një njeri që e ka gënjeshtrën në gjak dhe nuk duhet besuar për asgjë që nxjerr nga goja.

Sipas Vasilit, do të vijë dita kur Rama të thotë një fjalë të vërtetë, por atë nuk do ta besojë as vetë.

Reagimi i Petrit Vasilit në Facebook:

Kryeministri mitoman gënjeu për refugjatet sepse ka pranuar të marrë 600 mijë.

Ky kryeministër mitoman, pa gënjeshtrën s'jeton dot. Ndonjë nga budallenjtë ose budallaçkat, që i rrinë përqark e ka bindur që është shumë i zoti kur gënjen në vend që t'i thonë copë, që duket komplet tuaf, i shplarë dhe ordiner kur gënjen.

Dhe ky gënjen kaq shumë dhe pa pushim saqë ndonjë ditë edhe në thëntë ndonjëherë të vërtetën, jo vetëm që s'do ta besojë asnjeri, por as ai vetë nuk do ta besojë veten.

Tamam një mitoman kështu u shfaq edhe në problemin e refugjateve.

Zv/ministri i Brendshëm Julian Hodaj deklaron për ZDF gjermane një nga mediat absolutisht më të rëndësishme dhe të mëdha të Gjermanisë:

‘që kanë kapacitet dhe eksperiencë për deri në 600.000 azilantë nga Siria’.

A e beson njeri që ZDF interviston rastësisht një zëvendësministër të vogël të Shqipërisë së vogël.

Kryeministri pak ditë më parë deklaroi një gënjeshtër të pacipë të gjatë sa vetë ai dhe ja çfarë tha:

‘Ndërkohë sa i përket një kampi refugjatësh në funksion të Bashkimit Evropian këtu në Shqipëri dhe kjo është një fantazi. Unë as nuk e kam dëgjuar ndonjëherë të artikuluar dhe as nuk e kam menduar ndonjëherë se mund të ndodhë’.

Ha ha ha.... Nuk e paska dëgjuar asgjë ky gënjeshtari kryeministër, atëherë lë të dëgjojë zv/ministrin e tij që foli në ZDF.

Kryeministri mitoman për të kapur negociatat është gati të shkatërrojë Shqipërinë dhe të marrë 600 mijë refugjatë, ndërkohë që shtete shumë e shumë herë më të fuqishme se Shqipëria nuk e marrin përsipër këtë gjë jo më ky që i la shqiptaret pa bukë.

Ky kryeministër, që ka bërë dhjetëra mijëra shqiptarë që të marrin arratinë nga Shqipëria do që të marrë 600 mijë refugjatë.

Në vend se të luftojë trafiqet dhe krimin e organizuar ai është bërë njësh me to.

Rruga më e lehtë e kryeministrit për t'i hedhur hi syve Europës është të marrë refugjatët, të shkatërrojë Shqipërinë dhe t'jua bëjë jetën edhe më të padurueshme shqiptarëve, që edhe ata që kanë mbetur të ikin akoma më shumë.

Ndaj mos i besoni kurrë këtij për çdo gjë që thotë është thjesht një mitoman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat