Violeta Donaj qan në gjykatë dhe shpjegon pse e vrau burrin

Shqipëria

Violeta Donaj qan në gjykatë dhe shpjegon pse e vrau burrin

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 13:43
Violeta Donaj

Gruaja që ekzekutoi burrin e saj në pazarin e Milotit ka qarë në sallën e gjyqit, ndërsa ishte në pritje të vendimit për masën e sigurisë.

Gjykata e Laçit vendosi arrest me burg dhe çështja i kaloi Krimeve të Rënda.

Violeta Donaj e cila vrau me katër plumba burrin e saj Kujtim Donaj kërkoi falje dhe u lut para gjykatës, por kjo nuk i shërbeu për asgjë.

Ajo ka thënë që vërtet kishin probleme në çift, por nuk e beson pse shkoi derisa ta vriste babain e dy fëmijëve të saj.

“Më keqtrajtonte dhe luante bixhoz ndaj dhe e kam kryer krimin e rëndë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat