Pësoi ishemi, deputeti socialist përshëndet nga spitali

Shqipëria

Pësoi ishemi, deputeti socialist përshëndet nga spitali

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 22:39
Paulin Stërkaj

Deputeti i Partisë Socialiste, Paulin Stërkaj është i shtruar në spital, pasi një ditë më parë pësoi ishemi cerebrale.

Deputeti duket në gjendje të mirë, këtë e tregon edhe gjesti i tij më dorën ngritur duke përshëndetur ata që u shqetësuan për shëndetin e tij.

Mjekët e QSUT thanë sot për Report Tv se deputeti është jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht vështirësive që kaloi gjatë orëve të fundit. Ai po mbahet në monitorim nga mjekët në reanimacionin QSUT-së në kryeqytet dhe parametrat shëndetësorë deri në këto momente paraqiten optimiste.

Image

Gjendja është e përmirësuar. Pacienti paraqet parametra të përmirësuara dhe ndodhet në gjendje shëndetësore normale. Jashtë rrezikut për jetën.

Lajmin për gjendjen shëndetësore të Stërkajt e dha vetë kryeministri Edi Rama një ditë më parë përmes një postimi në rrjetet sociale. 

Kreu i qeverisë lutej që deputeti Stërkaj ta përballonte si kampion këtë provë të vështirë pas kësaj befasie shëndetësore. Sipas Ramës, socialistët e kanë njohur ligjëvënësin e majtë si kampion gjithnjë, që në rininë e hershme, ndërsa janë të gjithë me të në këtë moment të vështirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat