Kapen dy të rinjtë që shpërndanin “të kuqe” në qytetin e Elbasanit

Shqipëria

Kapen dy të rinjtë që shpërndanin “të kuqe” në qytetin e Elbasanit

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 09:39
Ilustrim

Dy djem të rinj janë arrestuar nga policia e Elbasanit, nën akuzën e shpërndarjes së heroinës.

Fillimisht policia ka mundur t’i kapë në flagrancë dy shtetasit Redi Zeneli, 24 vjeç dhe Marius Tabakun, 27 vjeçar, pasi në xhepat e tyre janë gjetur disa doza drogë. Më tutje gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre është gjetur pjesa tjetër e heroinës, gjithësej 26 doza.

“Nga  ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, u realizua dhe u dokumentua me prova ligjore operacioni policor për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e parashikuar nga neni 283  i Kodit Penal dhe “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

•Redi Zeneli, 24 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprën penale të  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

•Marius Tabaku, 27 vjeç, banues në qytetin Elbasan.

Në bazë të informacioneve të marra nga Specialistët e Hetimit të Narkotikëve, shtetasit Marius Tabaku gjatë kontrollit i është gjetur një dozë lëndë narkotike e llojit heroinë.

Nga verifikemet në rrugë operative rezultoi se e kishte blerë nga shtetasi Redi Zeneli.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Redi Zeneli, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, janë gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale një sasi pluhuri e dyshuar si lëndë narkotike e llojit heroinë,  (gjithësej 26 doza), një peshore elektronike dhe një sasi vlere monetare prej 12 000 lekësh, të cilat i ka siguruar nga aktiviteti i paligjshëm i shitjes së lendës narkotike.”- njofton policia.s

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat