Shuplaka dhe zhurmë e madhe në parlamentin e Shqipërisë, ja se çfarë po ndodh!

Shqipëria

Shuplaka dhe zhurmë e madhe në parlamentin e Shqipërisë, ja se çfarë po ndodh!

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 12:05
Kuvendi i Shqipërisë

Parlamenti i Shqipërisë është pushtuar nga zhurma e duarve të deputetëve të opozitës të cilët kanë nisur të bëjnë zhurmë për të bllokuar të folurën e kreut të grupit të PS-së Taulant Balla, i cili ka folur menjëherë pasi Lulzim Bashës i është ndërprerë për herë të dytë fjala.

Basha tha se lajmi për ardhjen e 600 mijë refugjatëve është një tjetër skenar i dhimbshëm për vendin, pasi Rama, personi që zhboi mbi 500 mijë shqiptarë nga vendi, tani na del dhe hiqet sikur dashuron emigrantët sirianë.

Basha: Ky 500 mijë shqiptarë i hoqi nga vendi, dhe tani do të na marrë 600 mijë refugjatë! Tani na është vetëofruar për refugjatët sirianë, ky na thotë se do mbajë përsipër atë që as vetë vendet evropiane nuk bëjnë dot vetë.

Papritur i vjen keq këtij për sirianët, por në fakt kjo është një gësnjeshtër, e bën me shpresën se do i harrojnë drogën, krimin, korrupsionin, se do blejë prap heshtjen e Evropës me refugjatë.

Po e bën këtë dhe për para.... (Bashës i ndërpritet fjala)

Ruçi: Faleminderit zoti Basha, nuk lejoj dot më asnjë minutë, tani uluni.

Sa për akuzën që ndërpritet sinjali, dua të publikoj këtu nenin 8, gjatë veprimtarisë parlamentare, deputeti nuk duhet të përdorë mjete telefonike që pengojnë mbarëvajtjen e punimeve parlamentare. Ky është rregulli.

Tani mund të uleni! Zoti Balla keni fjalën.

Taulant Balla: Në mënyrë të përsëritur Basha po mundohet të pengojë kuvendin, sot ndryshe nga herët e kaluara nuk dëgjuam diçka për Babalen

(Deputetët e PD godasin tavolinat për të zhurmuar deputetin e PS)

Balla: Bjerini sda të mundeni, kjo është pamja ku Sali, degjeneroi partia jote... megjithatë, sa për deklaratën bombë të servirur nga kryetari në detyre i PD-së, dua ta them qartë se mënyra sesi e tha Basha vendimmarrjen e Gjermanisë, ka të bëjë me mënyrën sesi e lexon Babalja deklaratën. E vërteta është se Gjermania po e ndjek me vëmendje dhe ka të njëjtin pozicion që ka mbajtur dikur për Shqipërinë. Gjermania e mbështet tërësisht hapjen e negociatave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat