Luan Rama “acarohet” me Lulzim Bashën: Zoti Ruçi, ju lutem lirojeni foltoren!

Shqipëria

Luan Rama “acarohet” me Lulzim Bashën: Zoti Ruçi, ju lutem lirojeni foltoren!

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 12:06
Luan Rama

Në një kohë që Lulzim Basha ka vendosur që të mos lirojë foltoren e kuvendit, ai që ka reaguar i acaruar nga gjëndja në të cilën ka hyrë parlamenti, ka qenë zv.kryetari i LSI-së Luan Rama, i cili i është drejtuar kryetarit të parlamentit Gramoz Ruçi.

Deputeti i LSI-së është shprehur se është në tagrin e kryetarit të kuvendit që t’i kthejë normalitetin kuvendit, duke kritikuar kështu Lulzim Bashën, i cili nuk ka lëvizur për asnjë moment nga podiumi.

Luan Rama: Lirojeni foltoren siç mund të flitet në një parlament normal. Ju lutem jemi këtu për të demonstruar që parlamenti është institucion, cdo sjellje tjetër që cënon kodin e etikës. Nuk mund të vazhdojë më tej.

Jemi përballë vendimit historik që do të mbahet në 28 qershor. Ka disa javë me rradhë që ky kuvend është pushtuar nga formalizmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat