Basha nuk lëshon foltoren, Ruçi: Kuvendi ka rregulla, shtëpia ka tjegulla, ulu!

Shqipëria

Basha nuk lëshon foltoren, Ruçi: Kuvendi ka rregulla, shtëpia ka tjegulla, ulu!

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 12:07
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi ka nisur pas pushimit sërish me përplasje mes Gramoz Ruçit e Lulzim Bashës, pasi ky i fundit refuzon që të lirojë podiumin e parlamentit.

Ruçi: Zotërinj të opozitës ju njoftoj se keni regjistruar për të marrë fjalën plot 1mijë e 190 minuta, plot 19 orë e gjysëm. Kështu që ju them se parlamenti ka rregulla, shtëpia ka tjegulla.

Më tutje Ruçi i ka kërkuar ndjesë krerëve të institucioneve publike që kanë ardhur në kuvend për të raportuar mbi aktivitetin e tyre vjetor, dhe i ka dhënë sërish fjalën Bashës.

Ruçi: I kërkoj ndjesë krerëve të institucioneve që për herë të dytë nuk munden të flasin për raportet vjetore, pasi kryetari i PD ka uzurpuar foltoren. Do të kalojmë tek projektligjet...

Basha: Fusin dhe një zhurmues për të penguar valët e internetit. Cilat vende ndalojnë internetin për të ndaluar të vërtetën?! Cili vend heq internetin që të mos dëgjohet e vërteta... lista është shumë e vogël, kështu kemi degraduar dhe ne me këtë qeveri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat