Izet Haxhia është rikthyer edhe njëherë në sallën e gjyqit nga ku ka kërkuar rihapjen e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit.
Në pritje të vendimit të gjykatës, Haxhia ka deklaruar se ish kryeministri Sali Berisha ka paguar 1 mln euro për vrasjen e tij.
Haxhia tha se nëse do të bëhej një rigjykim i dosjes së vrasjes së Hajdarit, për të cilën ai është akuzuar dhe dënuar me burg, atëherë ai do të provonte akuzën që ka bërë këtë të enjte në sallën e gjyqit.
Trupa gjykuese ndërkohë është tërhequr dhe do të japë verdiktin e saj në orën 15:00.