'E kam falur', i biri e goditi me thikë, babai prek me fjalët nga spitali

Shqipëria

'E kam falur', i biri e goditi me thikë, babai prek me fjalët nga spitali

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 16:27
Hajri Neziri

Ditën e djeshme tronditi opinionin publik ngjarja e ndodhur në Durrës ku Hajri Neziri, 25 vjeç plagosi me thikë prindërit e tij, Destan e Hasie Neziri, 75 dhe 64 vjeç. "Ishte sherr i çastit të bëhej në familjen tonë, pasi unë jam i papunë. Nëna thoshte: “Gjeni një punë, kërkoni një punë të dy. Pastaj ndërhyri babai”, deklaroi 25-vjeçari në polici. 

Gjendja shëndetësore e dy të moshuarve po përmirësohet dhe ditën e sotme babai i 25-vjeçarit ka dhënë një intervistë për "Gazeta shqiptare" ku është shprehur se do ta falë të birin për veprimin e rëndë. 

"Kemi qenë mësues të dy, ndërsa djali ka mbaruar gjimnazin. Unë e kam fëmijë dhe prej fëmijës çfarë nuk pret", është shprehur 75-vjeçari.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat