Kryeparlamentari i Hungarisë me Metën: Mbështetje pa asnjë rezervë për integrimin e Shqipërisë

Shqipëria

Kryeparlamentari i Hungarisë me Metën: Mbështetje pa asnjë rezervë për integrimin e Shqipërisë

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 16:48
Ilir Meta dhe Laszlo Kover

Kryeparlamentari i Hungarisë Laszlo Kover ka konfirmuar mbështetjen pa asnjë rezervë të vendit të tij ndaj Shqipërisë në aspiratën e saj europiane. Gjatë takimit të zhvilluar me Presidentin Ilir Meta, në kuadër të vizitës së tij në Hungari, Kover përshëndeti progresin e bërë nga Shqipëria në këtë drejtim.

Ndërkaq, Kreu i Shtetit shqiptar duke u ndalur në miqësinë tradicionale midis dy popujve, shprehu mirënjohjen e veçantë lidhur me mbështetjen që populli hungarez dhe udhëheqësit e tij i kanë dhënë shqiptarëve në momentet kyçe të historisë.

Presidenti Meta vlerësoi vëmendjen që Hungaria dhe Parlamenti hungarez i kushton marrëdhënieve me Shqipërinë, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fortë e të qartë që i japin procesit të integrimit evropian të vendit.

Sakaq, bashkëbiseduesit vlerësuan rolin që mund të luajnë të dy parlamentet dhe në veçanti grupet parlamentare të miqësisë, për forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe rritjen e shkëmbimeve në fusha të ndryshme me interes reciprok.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat