Rama flet për negociatat: Drita jeshile do ndizet... me kushte!

Shqipëria

Rama flet për negociatat: Drita jeshile do ndizet... me kushte!

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 13:03
Ilustrim

Të gjithë presin javën e ardhshme kur më në fund gjithçka do të sqarohet, nëse Shqipëria do të marrë dritën jeshile apo jo nga Evropa për negociatat.

Këtë të premte, kryeministri ka folur nga Saranda për negociatat, duke thënë se ai ka besim të plotë se drita jeshile do të hapet... por duke nënkuptuar se do të ketë dhe kushte.

“Unë kam besim se drita jeshile do të ndizet në një mënyrë apo në një mënyrë tjetër. Shqipëria nuk ka kthim  prapa në këtë proces. Kanë ngritur tymnajën e re PO me kushte. Nuk ka proces për në BE pa kushte. Mali i Zi negocion dhe ka 94 kushte. E rëndësishme është që ne të mos qëndrojmë në vend numëro, por hapa përpara. Ne do të bëhemi anëtarë të BE-së kur të jemi gati, por ndërkohë të shfrytëzojmë këtë proces për një Shqipëri më të mirë.”-tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat