Xhaka dhe Shaqiri i dhanë fitoren Zvicrës, reagon edhe Sali Berisha

Shqipëria

Xhaka dhe Shaqiri i dhanë fitoren Zvicrës, reagon edhe Sali Berisha

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 07:49
Sali Berisha

Mbrëmjen e djeshme Zvicra mposhti me rezultatin 2 – 1 Serbinë në ndeshjen e dytë në grup, ndërsa morën kryesimin e grupit së bashku me Brazilin.

Ata që sollën triumfin ishin shqiptarët e Kosovës që luajnë për kombëtaren helvete, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Në lidhje me këtë fitore reagoi edhe ish- kryeministri Sali Berisha.

Ai shkruan se në këtë fitore të magjishme shqiptarët mposhtën Serbinë.

“Fitore e magjishme sot! Shqiptarët mposhtën Serbinë! Zoti i bekoftë! Historike, Rroftë Zvicra!”, shkruan Berisha.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat