“Qendrën e refugjatëve na e ofroi Rama”, Manjani thirrje opozitës...

Shqipëria

“Qendrën e refugjatëve na e ofroi Rama”, Manjani thirrje opozitës...

Nga: A.M. Më: 23 qershor 2018 Në ora: 19:56
Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas deklaratës së deputeti të CDU-së, Johann Wadephul rreth kampeve të refugjatëve në Shqipëri.

Manjani përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk e kupton opozitën shqiptare për çështje.

Postimi i plotë:

Johann Wadephul i CDU, ja plas përsëri në lule t’ballit Edi Ramës, gënjeshtarit të popullit të vet!

“Ngritjen e qendrave të refugjatëve na e ofroi Edi Rama”- thotë Wadephul.

Pra, nuk është as fantazi kozmike, as sajesë e shtypit Europian e aq më pak sajesë e opozitës!

Është realitet! Kryeministri, miza e kalit, i ka ofrur vetë këtë poshtërsi me pasoja të rënda për vendin e tij! Është absolutisht unik në sojin e palaçove udhëheqës që shesin vendet tyre për pushtet personal!

Pra kishim të drejtë ne që reaguam dhe vazhdojmë të reagojmë!

Ende nuk e kuptoj opozitën zyrtare?!!

Dikush, përveç Pandeli Majkos (i cili meriton respekt) duhet ti thotë Evropës se Shqipëria nuk mund ta pranojë këtë barrë me pasoja katastrofike!

Ne jemi për vete në emergjencë humanitare, sociale, ekonomike e ligjore! Nuk mund te garantojmë asgjë të mirë për asnjë refugjat, të cilën nuk kanë destinacion Shqipërinë.

Ne kemi nevojë nga Europa për investitorë dhe jo Refugjatë!

Qeveria jonë na keq përfaqëson, ndaj opozita është legjitime të përfaqësojë zërin e shumicës së popullit shqiptar, që nuk do biznes për trafikantët, por punë të ndershme dhe zhvillim.

Nuk është aspak turp tu themi cilësdo qeveri në Europë : jo, ne nuk marrin refugjatë qe nuk i mbani dot ju!

Gënjeshtari me këmbë të gjata u pa se ç’po bën!

Opozita, nuk e kuptoj se ç’po bën!!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat