Iraniani i mbijetuar i masakrës në Kampin Ashraf vdes martir në Shqipëri

Shqipëria

Iraniani i mbijetuar i masakrës në Kampin Ashraf vdes martir në Shqipëri

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 09:37
Malek Shara

Muxhahedini irianian që u mbyt në rezervuarin e fshatit Rrotull në Durrës, Malek Shara’i, 47-vjeçar, u martirizua për të shpëtuar jetën e njërit prej miqve të tij.

Lajmin e bëjnë të ditur për “DurrësLajm” burime zyrtare nga organizata MEK, e cila strehohet në Shqipëri, në kampin e ngritur në Manzë.

“Të martën, më 19 qershor, kur Malek, i cili ishte në breg, vuri re se njëri nga miqtë e tij që ishte futur në liqen për të notuar po mbytej për shkak të një spazme muskulare, u hodh menjëherë në liqen me të gjitha rrobat veshur, dhe me shumë përpjekje ia doli ta nxirrte në sipërfaqe dhe ta shpëtonte. Por pas pak sekondash, edhe ai vetë u zhyt në ujë dhe nuk mundi të dilte. Kërkimet dhe përpjekjet e mëtejshme nga katër miq të tij dhe një banor vendas duke përdorur një barkë për ta gjetur, dështuan. Njëkohësisht, PMOI i kërkoi ndihmë policisë dhe ekspertëve zhytës të qeverisë shqiptare, dhe operacioni i kërkimit vazhdoi dy herë deri në mbrëmje. Përpjekjet për të gjetur trupin e Malek-ut vazhduan të mërkurën, të enjten dhe të premten, por kanë qenë të kota deri tani”, tregon ngjarjen, Organizata Muxhahedine e Popullit e Iranit.

Anëtari i PMOI-it, Malek Shara'i, i lindur në Khorramshahr në 1970-n, iu bashkua NLA (Ushtrisë Kombëtare të Çlirimit) 21 vjet më parë, dhe kaloi vite të lavdishme përkushtimi në kampet Ashraf dhe Liberty.

Malek ishte një nga të mbijetuarit e masakrës së 1 shtatorit 2013 në Kampin Ashraf në Irak, gjatë së cilës 52 anëtarë të PMOI-t u martirizuan gjatë një sulmi nga forcat e diktatorit të “Irakut të Ri” al-Maliki dhe mercenarët e Forcave terroriste Quds. Malek, së bashku me miqtë e tij të tjerë në Ashraf, me një guxim të pamasë dhe i paarmatosur, luftoi kundër mercenarëve.

Malek do të mbahet mend gjithmonë si një simbol frymëzues nga të gjithë luftëtarët e lirisë për ndershmërinë, guximin, përkushtimin dhe devocionin e tij të madh ndaj kauzës së popullit iranian për liri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat