Ja ç’raporton Kotzias për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë

Shqipëria

Ja ç’raporton Kotzias për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 15:18
Nikos Kotzias

Të hënën dhe të martën është mbledhja e ministrave të jashtëm të  BE kurse të enjten dhe të premten mbledhja e kryetarëve të shteteve anëtare të BE ku do të merret merret në shqyrtim, ndër të tjera, se cfarë do të bëhet me hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Sipas një deklarate për të shtyp të ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias, gazeta greke Kathemirini shkruan:

Franca dhe Hollanda duket se kanë rezerva për hapjen e negociatave me Maqedoninë dhe do të refuzojnë kategorikisht hapjen e negociatave me Shqipërinë;

Në një letër të para disa ditëve, Gjermania dhe Luksemburgu kishin shprehur skepeticizmin e tyre për hapjen e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë, për shkak të progresit të pamjaftueshëm, por më vonë e kanë tërhequr letrën;

Parlamenti hollandez ka votuar kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë kurse cështjen e Maqedonisë e kanë trajtuar vecmas, ndërkohë që deputetët gjermanë do të ishin dakord për hapjen e negociatave me Maqedoninë vetëm me kushte strike;

Franca e ka refuzuar plotësisht hapjen e negociatave me Shqipërinë, kurse për Maqedoninë është shprehur se mjafton që ajo të bëhet anëtare e NATO-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat