Vlahutin: Asnjë kamp refugjatësh në Shqipëri, kushti i vetëm janë reformat

Shqipëria

Vlahutin: Asnjë kamp refugjatësh në Shqipëri, kushti i vetëm janë reformat

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 13:26
Romana Vlahutin

Romana Vlahutin ka folur ditën e stome nga Malësia e Madhe e Shkodrës, në lidhje me kampin e refugjatëve, ku prtendohet se do të ngrihet në Shqipëri.

Ambasadorja e BE-së në fjalën e saj tha se nuk do të ngrihet asnjë kamp refugjatësh në Shqipëri.

“BE nuk synon të vendos kusht për negociatat me Shqiperine një gjë të tillë.”

Sipas saj kushti I vetëm janë reformat:” Nuk bejmë shkembim negociatat me kampin.”

Fjala e plotë:

“Unë jam pergjigjur mbi pesë herë për këtë pyetje, dhe është e qartë, nuk ka asnjë kusht apo përpjekje të tille për të shkëmbyer hapjen e negociatave me një gjë të tillë.

Jo nuk ka asnjë plan dhe asnjë perpjekje të tillë, nese ka kushte për Shqipëriin, ka kushte për mireqeverisjen.

Çdo gjë që ka të bëjë me zbatimin e të drejtes, për lirinë, por asgjë qe ka lidhje me migracionin.”

Pyetjes si po mundohet Shqiperi te bind skeptikët i përgjigjet :

“Une kam punuar me Shqiperinë dhe jo lobuar për Shqiperinë, Komisioni Europian ka dalë me rekomandim të qartë se Shqipëria është në një faze ku mund të hapen negociatat pa kushte, por vendimi i takon vendeve anëtare.

Vendimmarrja në Bashkimin Europian është unanime dhe duhet të merret nga 28 vendet anëtare.

 Procesi është i rëndesishem por me e rëndesishme pikësepari janë reformat dhe ne kemi shpenzuar energji financa dhe shprese që këto ta bejne jetën më të mirë për shqiptaret.”

 A jeni e kenaqur me reformat?

“Ajo për te cilën jam e lumtur, është se reforma gjyqësore është reforma më gjithpërfshirese qe është ndërmarrë në një vend në tranzicion.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat