Dështon hapi i parë në BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë, tre shtete kundër

Shqipëria

Dështon hapi i parë në BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë, tre shtete kundër

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 14:52
Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian nuk u pajtuan për nisjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë dhe Shqipërinë të martën në Luksemburg. Kështu njoftoi në mesditë media austriake Salzburger Nachrichten". Sipas saj "një shumicë prej 25 vendesh të BE ka qenë në favor të mbajtjes së bisedimeve të tilla deri në qershor 2019, tha pas diskutimeve Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias. Megjithatë, Franca, Hollanda dhe Danimarka qenë kundër."

Takimi që po mbahet me kryediplomatët e BE në Luksemburg, në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, është një iniciativë e Ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat