Një hap më larg BE-së? Johannes Hahn tregon se çfarë do të ndodhë me Shqipërinë

Shqipëria

Një hap më larg BE-së? Johannes Hahn tregon se çfarë do të ndodhë me Shqipërinë

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 16:59
Johannes Hahn

Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Han sqaron se vendimi i ministrave të Jashtëm është një dritë jeshile për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Qershor 2019.

Në një intervistë për Tv Klan në Bruksel, komisioneri thotë se me Shqipërinë do të fillojë menjëherë puna.

Vendimi i djeshëm i Këshillit të Bashkimit Europian përcaktoi rrugën drejt hapjes së negociatave të pranimit me Shqipërinë në Qershor 2019. A do ta konsideronit këtë një dritë jeshile simbolike apo një dritë jeshile të mirëfilltë?

“Është një dritë jeshile, pasi qartësisht u vendos që gjithçka duhet të përgatitet për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Qershor të 2019. Kjo është realiste, lidhur me kohën e përgatitjes, pasi një tjetër element i rëndësishëm i vendimit të Këshillit të Ministrave ishte që Komisioni Europian të fillojë menjëherë punën përgatitore për hapjen e negociatave. 

Pra, ne tani mund të fillojmë me procesin e screening, që është një ekzaminim dhe seleksionim për kapitujt e ndryshëm të negociatave dhe në tërësi bëhet fjalë për 35 kapituj. Ne duhet të ekzaminojmë nivelin e përgatitjes, për çdo kapitull krahasuar me legjislacionin europian të deritanishëm, apo thënë ndryshe “acquis communautaire”. 

Kjo nënkupton së paku qindra takime përgatitore dhe kjo fazë normalisht merr 1 vit. Pra, nëse ne fillojmë tani, ka shumë mundësi që ne të mbarojmë në Qershor të vitit të ardhshëm dhe pastaj t’i njohim shtetet anëtare me propozimin për hapjen e kapitujve. 

Në konkluzionet e Këshillit thuhet gjithashtu që në fund të 2019 ne mund të hapim kapitujt e parë të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat