Gjermania e konfirmon zyrtarisht: Nuk kemi hapur negociata me Shqipërinë

Shqipëria

Gjermania e konfirmon zyrtarisht: Nuk kemi hapur negociata me Shqipërinë

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 16:23
Foto

Gjermania ka konfirmuar zyrtarisht se BE nuk ka hapur negociatat me Shqipërinë ashtu siç po përpiqet qeveria ta propagandojë si një arritje të madhe. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas duke folur për Deutsche Welle ka thënë qartë se bisedimet me Shqipërinë MUND të fillojnë në qershor të vitit 2019.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas konsensusin në BE për hapjen e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë më 2019 e vlerëson:

‘Bashkimi Europian këtë javë ka marrë një vendim të rëndësishëm: Duke filluar nga viti 2019 mund të fillojnë bisedimet me Shqipërinë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

Ne jemi angazhuar shumë për këtë sinjal të fortë dhe udhërrëfyes, përmes të cilit vlerësohen arritjet e reformave në vitet e fundit.

Procesi i negociatave në Bruksel nuk ka qenë gjithmonë i lehtë, por ne jemi të gëzuar, që në fund u  bë i mundur një kompromis i të gjitha 28 vendeve anëtare të BE-së.

U bëj thirrje politikanëve në Tiranë dhe në Shkup, që këtë sukses ta vlerësojnë si një stimul për të vazhduar me impenjim reformat. Gjermania do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht në këtë drejtim.’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat