Ditët e fundit në Tiranë, Donald Lu: Ka qenë një nder i madh rrugëtimi me ju

Shqipëria

Ditët e fundit në Tiranë, Donald Lu: Ka qenë një nder i madh rrugëtimi me ju

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 21:19
Donald Lu

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu, ka mbërritur në Shqipëri, pas fjalës së mbajtur dje në Senat.

Ambasada amerikane ka organizuar festën e përvitshme të Pavarësisë së SHBA-ve, ku po zhvillohet një koncert.

Lu ka përshëndetur të pranishmit, ku nuk kanë munguar Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Lu ka thënë se ka qenë një nder për të periudha e kaluar në Shqipëri.

I nderuar presidenti Ilir Meta, i nderuar Gramoz Ruçi, Ditmir Bushati, nonja dhe zotërinj, mirësevini në festimin tonë të muzikës amerikane blu dhe jaz. Kjo traditë muzikore është mbi 100-vjeçare. Ka qenë një nder i madh që unë kam qenë këtu me ju. Ky është koncerti i fundit i Pavarësisë që unë festoj me ju. Kamela Islami e Eugent Bushpepa do këndojnë këtu me ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat