‘’Rama nën efektin e drogës”, fotot që nxorri Sali Berisha, i shkrin të gjithë së qeshuri

Shqipëria

‘’Rama nën efektin e drogës”, fotot që nxorri Sali Berisha, i shkrin të gjithë së qeshuri

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 13:33
Sali Berisha dhe Edi Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha në mbyllje të fjalës së tij në Kuvend nxorri një foto e cila shkaktoi jo pak të qeshura në rradhët e qeverisë.

Me një foto ilustruese të një personi që ishte nën efektin e drogës, Berisha tha se kjo ishte gjendja e kryeministrit të vendit.

Rama duket se nuk e ka marrë për keq këtë deklaratë, dhe ka qeshur me batutat e doktorit. Më herët Berisha akuzoi të gjithë socialistët se sillen sikur janë të droguar, sa kohë që mendojnë të shembin me procedurë të përshpejtuar Teatrin Kombëtar të vendit.

“Nuk ka dëshmi më të qartë të shndërrimit në mafia të kësaj pseudomazhorance, sesa procedura urgjente për kalimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit për teatrin Kombëtar.

Kërkoj anullimin e menjëhershëm të këtij akti mafioz, a ka shqiptarë që mendon se ligji për Teatrin përbën emergjencë, në një kohë kur jeni bërë simbole të ndyra të krimit, të drogës, të vrasjeve mafioze në zyra”, u shpreh Berisha.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat