Ligji i Teatrit, ja vendimet e grupit të PD: Përballje deri në largimin e Ramës

Shqipëria

Ligji i Teatrit, ja vendimet e grupit të PD: Përballje deri në largimin e Ramës

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 12:28
Selia e PD-së

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur mesditën e sotme deputetët.

Mbledhja zhvillohet vetëm pak orë pasi mazhoranca miratoi ligjin për Teatrin.

Burime nga PD-ja kanë bërë të ditur se është vendosur që të ketë përballje deri në largimin e Edi Ramës.

Sipas deputetëve të PD-së, “miratimi mbrëmë i ligjit është një akt terrorist, pasi mazhoranca po sillet si armike e shqiptarëve”.

Burime të PD-së thanë se, do t’i bëhet një kërkesë zyrtare presidentit Ilir Meta për të mos e dekretuar ligjin.

Gjithashtu vendime të tjera do të marren nga PD-ja hap pas hapi.

Sipas grupit parlamentar të PD-së miratimi i këtij ligji konsiderohet rrëzim i shtetit, pasi nuk ka as Gjykatë Kushtetuese funksionale.

Deputetët demorkatë do të nisin takimet me në terren për të shpjeguar situatën pasi kjo është betejë e pakthyeshme deri në largimin e Edi Ramës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat