Helikopterët e ushtrisë pajisen me kova uji

Shqipëria

Helikopterët e ushtrisë pajisen me kova uji

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 14:30
Helikopterët e ushtrisë

Helikopterët “Kugar” të Forcave të Armatosura tashmë do të jenë të pajisur edhe me kovat e posaçme për fikjen e zjarreve në terrene të vështira, ku nuk arrijnë dot mjetet tokësore.

Pas një trajnimi në Francë, pilotët shqiptarë kanë demonstruar përvetësimin e këtij shërbimi të ri, që pritet t’u vijë në ndihmë Emergjencave Civile. Sasia prej 2500 litra ujë për secilën kovë bën që “Kugari” mund të fikë brenda pak sekondave një zonë të përfshirë nga zjarri deri në 2 mijë metra katrorë. Këto kapacitete janë 10-fish më shumë nga helikopterët privatë që kanë operuar verën e kaluar dhe shumë herë më lirë nga ana finaciare.

Por, për ministren e Mbrojtjes, teknologjia nuk mjafton pa bashkëpunimin dhe detyrimet finaciare që pushteti lokal duhet të japë për Emergjencat Civile.

“Pak, për të mos thënë shumë pak nga 61 bashkitë kanë dhënë detyrimin e tyre prej 3% të buxhetit për Emergjencat Civile. Përveç kësaj, nga pushteti lokal në raste emegjence ka munguar koordinatori dhe për rrjedhojë koordinimi mes Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit dhe faktorëve të tjerë në terren për të realizuar parandalimin e perceptimit të situatave nuk është realizuar. Kjo duhet patjetër të ndryshojë”, tha Xhaçka.

Ndërkohë, qeveria është duke përgatitur edhe një draft të ri për ligjin për emergjencat civile, duke ftuar grupet e interesit të japin mendimet e tyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat