Shqiptarët “pushtojnë” Lotarinë Amerikane, i pabesueshëm numri i fituesve gjatë 3 viteve të fundit

Shqipëria

Shqiptarët “pushtojnë” Lotarinë Amerikane, i pabesueshëm numri i fituesve gjatë 3 viteve të fundit

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 21:54
Foto ilustrim

Lotaria Amerikane duket se është kthyer në shpresën e vetme të shumë shqiptarëve për të nisur një jetë më të mirë në tokën amerikane.

Vitet e fundit shqiqtarët janë kthyer ndër fituesit më të mëdhej të lotarisë, madje në vitin 2018 duket se thyen një rekord të ri duke plotësuar 189 mijë aplikime për 367 mijë aspirantë.

Sipas statistikave të reja të publikuara nga Departamenti i Shtetit, më pak se 4500 shqiptarë u shpallën fitues të lotarisë për këtë vit, me një rritje të konsiderueshme nga 2400 të zgjedhur në vitin 2017.

Numri total i shqiptarve që kanë aplikuar ka qënë 246,129 në vitin 2016, 315,842 në vitin 2017, dhe 367,230 vitin 2018.

Departamenti i Shtetit i publikon statistikat e aplikimeve një herë në tre vjet dhe Shqipëria rezulton një nga vendet me më shumë aspirantë për emigrim në SHBA nëse merren parasysh edhe përmasat e popullsisë.

I gjithë Ballkani ka njohur emigrim masiv përgjatë dekadave të fundit, por Shqipëria duket se mban rekord si për sa i përket numrit të atyre që ikën, ashtu edhe sa i përket numrit të atyre që ëndërrojnë ende të ikin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat