Lu i jep lamtumirën shqiptarëve, këto janë fjalët e ambasadorit të SHBA-ve

Shqipëria

Lu i jep lamtumirën shqiptarëve, këto janë fjalët e ambasadorit të SHBA-ve

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 22:20
Donald Lu

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Donald Lu së shpejti do të largohet nga Shqipëria për t’ju drejtuar një tjetër detyre diplomatike.

Gjatë një aktiviteti të organizuar në Tiranë nga Ambasada, Donald Lu dha këto fjalë në fund të ditëve të tij në kryeqytet si i emëruari i Amerikës në vendin tonë.

Donald Lu: Unë dhe familja ime do të ikim këtë verë dhe e gjejmë mundësinë që t’ju themi të gjithëve faleminderit për mbështetjen, inkurajimin dhe së pari miqësinë tuaj.

Ne kur vjen 4 korriku kemi shpesh dëshirë të flasim për lirinë e dua ta mbyll fjalën time me disa nga bëmat e Rosa Parks, e cila refuzoi të ulej në fundin e autobusit.

“Do doja të kujtohem si një person që donte të ishte e lirë, në mënyrë që edhe të gjithë jenë të lirë”

Me largimin e Donald Lu në Kirgistan si ambasador, në Tiranë do të vijë një grua me një eksperiencë mbi 30 vjeçare në diplomaci, zonja Kathleen Ann Kavalec.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat