Arkitekti që ka projektuar teatrin e ri, përfaqësohet me një vepër madhore në Nevadas

Shqipëria

Arkitekti që ka projektuar teatrin e ri, përfaqësohet me një vepër madhore në Nevadas

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 12:23
Projekti teatrin e ri

Debati për shembjen dhe ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, po dominon aktualitetin politik në Shqipëri, në muajt e fundit. Mbrëmjen e të enjtes, pavarësisht protestave të artistëve dhe opozitës, Kuvendi votoi me 75 vota në favor të projektligjit, që i hap udhë shembjes së ndërtimit të godinës aktuale të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të një të reje.

Godina e re është projektuar nga arkitekti danez 43-vjeçar, Bjarke Ingels, i cili ishte në Tiranë më 12 mars të këtij viti, kur edhe prezantoi projektin e tij për Teatrin Kombëtar.

Arkitekti është mjaft i njohur ndërkombëtarisht, ndërsa së fundmi ka projektuar një vepër mjaft të bukur, që do të përfaqësohet në festivalin “Burning Man 2018”, që organizohet në Nevada, nga 26 Gushti më 3 Shtator.

Bëhet fjalë për një disk i rrumbullakët, i quajtur “The Orb”, që do të sjellë një reflektim në shkallën 1:500.000 të Tokës. “The Orb” do të ketë një diametër prej rreth 25 metrash dhe do të vendoset mbi një këmbë çeliku prej rreth 32 metrash.

Kompania që mbështet akritektin Ingels ka gjetur tashmë fondet e mjaftueshme për të paguar 2500 orët që duhet për ndërtimin e mega-skulpturës dhe blerë rreth 30 ton çelik.

Më poshtë po ju sjellim foto të “The Orb”, por edhe të projektit të Ingels, për Teatrin e ri Kombëtar, prezantuar në Tiranë, më 12 Mars.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat