Incidenti në ish- uzinën e Laçit, vdes edhe i plagosuri i dytë

Shqipëria

Incidenti në ish- uzinën e Laçit, vdes edhe i plagosuri i dytë

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 08:22
Laç

Ditën e djeshme një pjesë e murit të ish-uzinës së superfosfatit në Laç u shemb duke zënë poshtë dy të rinj të cilët ishin duke nxjerrë skrap.

Edhe pse ata u dërguan me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë, gjatë ditës së djeshme 27 vjeçari Drilon Lamaj nuk mundi tu rezistonte plagëve të marra.

Ndërsa gjatë mëngjesit të sotëm thellohet edhe bilanci i këtij incidenti.

Edhe i plagosuri tjetër Dashamir Hahja, 22 vjeç, humbi jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat