Çupi: Rama si Enveri, ai prishi kisha e xhamia, ndërsa ky teatrot e kinematë

Shqipëria

Çupi: Rama si Enveri, ai prishi kisha e xhamia, ndërsa ky teatrot e kinematë

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 10:11
Dhurata Çupi

Pas debatit të ashpër të ditëve të fundit për projektin qeveritar për prishjen dhe tjetersimin e pronës së teatrit kombëtar ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi.

Në një shënim në rrjetet sociale ajo shkruan se 'Enver Hoxha me regjimin e tij prishi xhami e kisha dhe amanetin për shkatërrim të teatrove, kinemave e cdo vlere tjetër historike, po ia përmbush Edi Rama'. 

'Ky lloj trashëgimtari i etur i regjimit më të egër duhet të largohet përgjithnjë nga drejtimi i vendit', shpfrehet deputetja e opozitës.

Reagimi i plotë i Dhurata Çupit në Facebook:

Enver Hoxha me regjimin e tij prishi xhami e kisha dhe amanetin për shkatërrim të teatrove, kinemave e cdo vlere tjetër historike, po ia përmbush Edi Rama. 

Përmes formulës alla-moniste për të mos lejuar asnjë mendim ndryshe Edi Rama vijon propagandën e tij autoritare.
TURP

Ky lloj trashëgimtari i etur i regjimit më të egër duhet të largohet përgjithnjë nga drejtimi i vendit. Cdo ditë më shumë do t’i kushtojë vite mbrapa zhvilimit te Shqipërisë.

Hajdutëria e korrupsioni , skemat e abuzimit dhe budallallëku po shkatërron vendin. 

Nuk mund ta pranojmë e ta lejojmë këtë rrokullisje.

#mjaftmë#pdevetmjashpresë#

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat