Rikthehet kultivimi i kanabisit në Shqipëri

Shqipëria

Rikthehet kultivimi i kanabisit në Shqipëri

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Policia e Memaliajt shkatërroi rreth 507 rrënjë kanabis sativa gjatë një kontrolli rutinë në fshatin Luadh.

Bima narkotike u gjet e kultivuar në një zonë të pyllëzuar ku edhe evidentimi i tyre ishte thuajse i pamundur.

Në kërkim u shpall kryetari i fshatit Luadh, shtetasi A.C, 30 vjeç, banues në këtë fshat, por ende nuk dihen kultivuesit e vërtetë të kësaj sipërfaqeje me kanabis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat