Basha 5 ditë në Washington, takime në Departamentin e Shtetit

Shqipëria

Basha 5 ditë në Washington, takime në Departamentin e Shtetit

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 15:17
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka fluturuar këtë të diel drejt SHBA-se, ku pritet të zhvilloje një seri takimesh zyrtare.

PD nuk ka informuar për agjendën e takimeve të Bashës, por burimet i thanë Ora News se ai do të qëndroje në Uashington, deri në datën 12 korrik ku parashikohen edhe takime në Departamentin amerikan të Shtetit.

Vizita 5 ditore e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Shtetet e Bashkuara vjen në një moment të rëndësishëm politik në Shqipëri, kur opozita ka paralajmëruar një aksion të fortë kundër qeverisë ndërsa në opsionet e saj nuk janë vetëm protesta por dhe mundësia e bojkotit të institucioneve apo një vendim më ekstrem siç mund të jetë djegia e mandateve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat