Rama e takon Tsipras të martën... por a do të nënshkruhet një marrëveshje?!

Shqipëria

Rama e takon Tsipras të martën... por a do të nënshkruhet një marrëveshje?!

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 18:35
Rama e takon Tsipras

Prej kohësh tashmë pritet që Greqia e Shqipëria të ulen në një tavolinë për të vënë firmat e paktit dhe duket se një gjë e tillë mund të ndodhë fare pranë.

Mediat greke shkruajnë se të martën Kryeministri Edi Rama do të takohet me homogolun e tij grek Tsipras gjatë një mbledhje në Londër, në kuadër të procesit të Berlinit.

Media greke shkruan po ashtu se dy kryeministrat mund të bien dakort për një datë, por problemi qëndron në klikën aktuale politike në Greqi, e cila prej kohësh është e acaruar. Opozita greke ka sulmuar ashpër qeverinë Tsipras në lidhje me marrëveshjen e arritur mes Greqisë e Maqedonisë për emrin e kësaj të fundit, dhe një tjetër marrëveshje sensitive si ajo mes Greqisë e Shqipërisë, do t’i sillte jo pak probleme Tsipras.

Mbetet tashmë për t’u parë nëse marrëveshja, e finalizuar prej disa javësh, do të mund të nënshkruhet këtë verë apo do të shtyhet për shkak të turbullirave politike në Greqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat