Mësohet shkaku i të shtënave me armë në Dhërmi, gjithçka nisi një vajzë

Shqipëria

Mësohet shkaku i të shtënave me armë në Dhërmi, gjithçka nisi një vajzë

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 23:26
Dhërmi

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me motivin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen së djeshme në një lokal në Dhërmi, ku u shënuan edhe të shtëna me armë zjarri.

Policia njoftoi zyrtarisht se personi i arrestuar “Emiljano Nina, është konfliktuar për motive të dobëta të hershme me një tjetër shtetas e për pasojë konflikti ka agravuar më tej, ku Nina ka shtënë 4 herë me armë zjarri në ajër”. 

Më konkretisht, dyshohet se Nina kishte ngacmuar një femër më herët dhe mbrëmjen e së shtunës është përballur me të dashurin e saj në lokal, thanë burime policore.

Arrestohet autori që qëlloi në ajër me armë zjarri gjatë një konflikti në një lokal në Dhërmi, sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, njofton Policia e Vlorës.

“Strukturat Policore të Komisariatit të Policisë Himarë në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për zbardhjen e ngjarjes së sotme të ndodhur në Dhërmi, kanë bërë të mundur dokumentimin e saj. Nga veprimet e para të kryera ka rezultuar se në një lokal shtetasi Emiljano Nina është konfliktuar për motive të dobëta (të hershme) me një tjetër shtetas e për pasojë konflikti ka agravuar më tej, ku shtetasi Emiljano Nina ka shtënë 4 herë me armë zjarri në ajër.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Në përfundim të veprimeve hetimore është kryer arrestimi në flagrancë i autorit, shtetasit Emiljano Nina, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Po në kuadër të veprimeve të kryera është bërë e mundur dhe gjetja e sekuestrimi armës së zjarrit pistoletë me dy fishekë.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”, ”Prishja qetësisë publike”, parashikuar nga neni 278 dhe 274 të Kodit Penal./Panorama

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat