Sa rrezikohet Shqipëria nga zjarret?! Instituti i Gjeoshkencave tregon zonat e “nxehta”

Shqipëria

Sa rrezikohet Shqipëria nga zjarret?! Instituti i Gjeoshkencave tregon zonat e “nxehta”

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 13:10
Foto ilustrim

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bën me dije se sot pasdite dhe nesër, pritet rrezik i ulët për zjarr vetëm në qarqet Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë.

Pjesa tjetër e territorit s’ka rrezik për zjarre në pyje.

Sipas IGJEUM sot dhe nesër priten reshje “t? dobta” n? pjesën m? t? madhe t? territorit.

Reshjet pritet t? jen? t? p?rqendruara kryesisht në zonat malore t? qarqeve dhe ato pranë tyre. Në zona shumë të kufizuara reshjet mund të jenë edhe në formën e shtrëngatave me kohëzgjatje të shkurtër (zakonisht, pasditeve dhe mbrëmjeve).

Nesër (e martë, dt.10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 19 / 26 °C, në vendet e ulëta: 18 / 28 °C dhe në vendet malore: 11 / 22 °C.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet dhe në zonat malore (për momente të shkurtra deri e fortë).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat